Ndërlidhjet

ISIL uzurpon edhe një fushë të naftës në Siri


Militantë të ISIL-it
Militantë të ISIL-it

Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIL) ka marrë kontrollin e një fushe të naftës në Siri, e cila ndodhet pranë kufirit me Irakun.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se luftëtarët e ISIL-it kanë marrë sot kontrollin e fushës al-Tanak.

Kjo fushë ndodhet në provincën Deir el-Zour, përgjatë kufirit me Irakun.

Uzurpimi i saj vjen një ditë pasi ISIL-i ka marrë kontrollin e fushës më të madhe të naftës në Siri, al-Omar.

ISIL ka shpallur kalifat islamik në zonat që ka marrë nën kontroll në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG