Ndërlidhjet

Sistani dëshiron qeveri për pajtim kombëtar


Ali Sistani

Ali Sistani

Kleriku më i fuqishëm shiit irakian, Ajatollah Ali Sistani, dështimin e parlamentit për të krijuar një qeveri të re e ka quajtur një “dështim për të ardhur keq”.

Në një predikim që është mbajtur sot, Sistani iu ka bërë thirrje politikanëve që të evitojnë “gabimet” që do të mund të kishin “pasoja shumë të mëdha për të ardhmen”.

Predikimi i Sistanit është mbajtur pasi ligjvënësit dështuan të miratojnë qeverinë e re gjatë sesionit të parë të parlamentit, më 1 korrik.

Sistani ka bërë thirrje që qeveria e re të ketë pajtim të gjërë kombëtar.

Vëzhguesit e kanë interpretuar thirrjen si të drejtuar ndaj kryeministrit, Nuri al Maliki, i cili akuzohet nga minoritetet për përkeqësimin e tensioneve etnike.

Minoritetet gjithashtu kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kriza politike irakiane ka ndodhur derisa militantët e ISIL-it, kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit të Irakut.

XS
SM
MD
LG