Ndërlidhjet

Egjipt: Vritet një adoleshent gjatë protestave


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një zyrtar egjiptian i sigurisë ka thënë se një adoleshent është vrarë gjatë përleshjeve në mes të përkrahësve të ish presidentit, Mohamad Morsi dhe forcave të sigurisë.

Kjo e çon në 2 numrin e viktimave gjatë dy ditëve të fundit ku po mbahen protesta të dhunshme në një vjetorin e largimit nga pushteti të presidentit islamik, Morsi.

Zyrtari ka thënë se 15 vjeçari është vrarë gjatë demonstratave të mbajtura sot në qarkun Zeitoun të Kajros.

I njejti zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti, nuk ka pasur informacion nëse djaloshi ishte protestues apo vetëm kalimtar i rastit.

Ai gjithashtu ka shtuar se një protestues është plagosur rëndë gjatë marshimit në një zonë tjetër të Kajros.

XS
SM
MD
LG