Ndërlidhjet

Maliki insiston në mandatin e tretë


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (ARKIV)

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (ARKIV)

Kryeministri aktual irakian, Nuri al Maliki, ka insistuar të premtën se atij i takon mandati i tretë i kryeministrit të Irakut, duke hedhur poshtë kështu presionet për largimin e tij nga pozita e shefit të qeverisë.

“Asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kandidimi im për postin e kryeministrit”, ka thënë politikani 64 vjeçar përmes një deklarate.

Koalicioni i Malikut ka fituar më shumë ulëse në parlament se të gjitha subjektet e tjera në Irak në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në muajin prill.

Sidoqoftë, Maliki akuzohet nga kritikët , përfshirë edhe shumica shiite arabe se e ka çuar vendin drejt luftës sektare.

Maliki më parë kishte thënë se nuk do kërkonte një mandat të tretë të kryeministrit, por është tërhequr nga kjo deklaratë pasi militantët e “Shtetit Islamik të Irakut” filluan të okuponin pjesë të mëdha të territorit irakian.

XS
SM
MD
LG