Ndërlidhjet

NATO dhe Rusia: Ushtrime ushtarake të ndara në Detin e Zi


Luftanija e NATO-s në Detin e Zi

Luftanija e NATO-s në Detin e Zi

NATO-ja dhe Rusia, ndaras i kanë filluar dje ushtrimet ushtarake në Detin e Zi, në periudhën e tensioneve ndërmjet Moskës dhe perëndimit lidhur me krizën në Ukrainë.

Në ushtrimet e NATO-s, në pjesën perëndimore të Detit të Zi, janë përfshirë luftanijet nga Shtetet e Bashkuara, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia. Këto ushtrime do të vazhdojnë deri më 13 korrik.

Nga ana tjetër, Flota e Detit të Zi e Rusisë i ka vendosur afro 20 luftanije dhe më tepër se 20 aeroplanë luftarakë për manovrat e veta, në të cilat do të praktikohet lansimi i raketave në caqe të caktuara.

Këto ushtrime po mbahen në kohën kur Ukraina po e vazhdon ofensivën e saj kundër kryengritësve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Zyrtari i lartë ukrainas për siguri, Andriy Parubiy, e ka akuzuar Rusinë për mbledhjen e trupave afër kufirit të Ukrainës dhe për lejmin ne kryengritësve që t’i sulmojnë pikat kufitare ukrainase nga ana e Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se qeveria është e gatshme për një rund të ri të bisedimeve paqësore për sot.

XS
SM
MD
LG