Ndërlidhjet

Në Shtetet e Bashkuara mbrëmë është shënuar 238 vjetori i shpalljes së Pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme në historinë amerikane (4 korrik), janë organizuar tubime të ndryshme, në të cilat ka pasur hedhje të fishekzjarreve dhe muzikë.

Një shou të fishekzjarrreve në Nju Jork e kanë shikuar dhjetëra mijëra njerëz.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se ishte një shou i jashtëzakonshëm 25 minutësh, me ngjyra të kuqe, të bardha dhe të kaltërta, që janë ngjyrat e flamurit amerikan.

Fishekzjarre të mëdha janë hedhur edhe në Çikago dhe San Francisko.

Por, në disa qytete në Bregun Lindor amerikan, manifestimet e tilla janë shty për sot apo nesër, për shkak të uraganit Arthur.

XS
SM
MD
LG