Ndërlidhjet

Ukrainë: Kryengritësit janë larguar nga qyteti Sllovjanks


Një person e tregon një pjesë të predhës që e kishte goditur një shtëpi në Sllovjansk

Një person e tregon një pjesë të predhës që e kishte goditur një shtëpi në Sllovjansk

Ministria e brendshme e Ukrainës ka thënë se pjesa më e madhe e kryengritësve prorusë dhe komandanti i tyre më i lartë, janë larguar nga baza e tyre në qytetin Sllovjansk.

Minisitri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, u tha sot gazetarëve në Kiev se “këtë mëngjes inteligjenca ka raportuar se Igor Strelkov dhe pjesa më e madhe e kryengritësve janë larguar nga Sllovjanski”, për shkak të luftimeve intensive gjatë natës.

Mëtutje, Avakov ka thënë se militantët janë larguar dhe kanë shkuar në qytetin Gorlivka, i cili edhe mëtutje në masë të madhe mbetet nën kontrollin e kryengritësve.

Gorlvika është një qytet me afro 260 mijë banorë, 50 kilometra në juglindje të Sllovjanksit.

Detyrimi që kryengritësit të largohen nga Sllovjanski do të ishte suksesi më i madh i Kievit gjatë fushatës pothuajse trimuajshë për rimarrjen e kontrollit në pjesët e rajonit lindor, që mbahen nga kryengritësit.

Kryengritësit prorusë e kanë marrë qytetin Sllovjanks, me afro 120 mijë banorë, më 6 prill.

XS
SM
MD
LG