Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Uragani Arthur shndërrohet në stuhi tropikale


Uragani Arthur

Uragani Arthur

Uragani Arthur është zbutur pak dhe është shndërruar në stuhi tropikale, derisa lëvizë kah Kanadaja.

Erërat e kësaj stuhie sot e kanë shpejtësinë 112 km/orë, ndërsa lëvizë në jugperëndim.

Më parë, ky uragan i kishte kaluar barrierat e ishujve të Karolinës Veriore, por nuk ka pasur dëmë të mëdha materiale dhe lëndime të njerëzve.

Shiu i fuqishëm i uraganit i ka shkatërruar disa festime me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por megjithatë shou më i madh i fishekzjarreve në Shtetet e Bashkuara është mbajtur mbrëmë në East River ndërmjet pjesëve Menhetën dhe Bruklin.

Uragani Arthur ishte i pari që i ka goditur Shtetet e Bashkuara prej tetorit të vitit 2012, kur super stuhia e fuqishme Sandy, pothuajse e shkatërroi Nju Jorkun dhe Nju Xherzin, me ç’rast është vlerësuar se janë shkaktuar dëme në vlerë prej 70 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG