Ndërlidhjet

Rusi: Është miratuar legjislacioni i ri për Internetin


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Rusisë e ka miratuar një legjislacion, që kërkon që faqet në Internet t’i depozitojnë të dhënat e shtetasve të Rusisë brenda këtij vendi.

Sipas ligjit, prej vitit 2016, të gjita komanitë e Internetit, duhet t’i lëvizin të dhënat e Rusisë në serverët që gjenden në Rusi.

Presidenca e Rusisë ka thënë se kjo masë është e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave.

Kritikët thonë se ky është një sulm kundër rrjeteve sociale, e veçanërisht kundër faqeve Facebook, Twitter dhe YouTube, që janë kompani me seli në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar se Interneti është “projekt i CIA-s”, por i ka hedhur poshtë akuzat se po i kufizon liritë në Internet, duke thënë se qëllimi i tij kryesor është që t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtja e turpshme.

XS
SM
MD
LG