Ndërlidhjet

Irak: Motrat nga India janë të sigurta në rajonin kurd


Persona të zhvendosur nga një qytet në Irak për shkak të luftimeve ndërmjet militantëve sunitë dhe forcave qeveritare
Persona të zhvendosur nga një qytet në Irak për shkak të luftimeve ndërmjet militantëve sunitë dhe forcave qeveritare

Një grup i motrave nga India, të cilat ishin të bllokuara në territorin e kontrolluar nga militantët në Irak, tash janë të sigurta, pasi kanë kaluar në rajonin autonom kurd në Irak.

Të 46 motrat ishin të bllokuara për më tepër se një javë në një spital në qytetin irakian Tikrit, të cilin para një muaji e kanë okupuar militantët sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant (ISIL).

Autoritetet kurde thanë se motrat janë dërguar në qytetin Erbil, prej nga me aeroplan do të shkojnë në Indi.

Mbetet e paqartë se nëse motrat ishin mbajtur nga pjesëtarët e ISIL-it ose thjeshtë ishin të bllokuara në territorin e tyre.

Autoritetet në Indi thonë se 39 punëtorë ndërtimorë të Indisë ishin rrëmbyer afër Mosulit dhe po mbaheshin nga militantët, por nuk ishin të dëmtuar.

Më 3 korrik, grupi ISIL i ka liruar 32 shtetas të Turqisë, që ishin zënë në Mosul.

Ky grup ende i mbanë afro 50 njerëz të zënë në Konsullatën Turke në këtë qytet, muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG