Ndërlidhjet

HRW: Pakistani ta anuloj legjislacionin për terror


Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad

Organizata Human Rights Watch ka kërkuar nga Pakistani që ta anuloj atë që grupi thotë se është legjislacion i ri antiterror “represiv”.

Ky legjislacion është miratuar në Parlamentin e Pakistanit më 2 korrik dhe lejon dyfishimin e dënimit maksimal për vepra terrori, deri në 20 vjet.

Human Rights Watch thotë se legjislacioni i ri mund të shfrytëzohet për t’i shtypur protestat politike paqësore dhe për kritikat ndaj politikave të qeverisë.

XS
SM
MD
LG