Ndërlidhjet

Palestinezët thonë se i riu ishte djegur për vdekje


Pamje nga ceremonia e varrimit të palestinezit 16 vjeçar të vrarë Mohammed Abu Khudair
Pamje nga ceremonia e varrimit të palestinezit 16 vjeçar të vrarë Mohammed Abu Khudair

Prokurori i përgjithshëm palestinez, Abdelghani al-Owaiwi, tha sot se rezultatet e autopsisë së të riut arab, për të cilin palestinezët thonë se është vrarë nga ekstremistët izraelitë, në sulm hakmarrës, tregon se ai ishte djegur për vdekje.

Owaiwi tha se i riu Mohammed Abu Khudair, kishte pasur djegie “në 90% të trupit të tij”.

Ai theksoi se autopsia ka treguar prani të tymit në veshkët e të riut, duke sugjeruar se ai ishte gjallë derisa ishte djegur.

Sot, militantët e Gazës e kanë hedhur një rund të ri të raketave në territorin izraelit, ndërsa protestat lidhur me vrasjen e të riut janë përhapur në qytetet arabo-izraelite.

Pas funeralit të djeshëm të të riut, në pjesën lindore të Jerusalemit, ka pasur përleshje. Palestinezët besojnë se vrasja e tij ishte hakmarrje për shkak të rrëmbimit dhe vrasjes së tre të rinjëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG