Ndërlidhjet

Iran: Raportohet për vrasjen e pilotit në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, thotë se një pilot iranian është vrarë derisa luftonte në Irak.

Sipas agjencisë, piloti ShojaatAlamdari Mourjani, me gradë ushtarake kolonel, ishte vrarë derisa “i mbronte” vendet e shenjta myslimane shiite në qytetin Samarra në Irak.

Në raport nuk theksohet se a ishte vrarë piloti gjatë fluturimeve me aeroplan luftarak apo në tokë.

Zyrtarët iranianë këmbëngulin se ndihma e tyre në Irak nuk është në formën e ushtarëve, por me armatim dhe pajisje, nëse Iraku e kërkon një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG