Ndërlidhjet

Futboll: Në gjysmëfinale - Brazili, Gjermania, Holanda dhe Argjentina


Pamje nga një aksion i Lionel Messit (Argjentinë) në ndeshjen kundër Holandës
Pamje nga një aksion i Lionel Messit (Argjentinë) në ndeshjen kundër Holandës

Holanda është kombëtarja e katërt, që është kualifikuar për gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që po zhvillohet në Brazil, pasi mbrëmë vonë, e mundi Kosta-Rikën me rezultat 4:3, pas ekzekutimit të penaltive, meqë ndeshja në kohën e rregullt dhe në lojën shtesë, përfundoi me rezultat 0:0.

Në gjysmëfinale Holanda ndeshet me Argjentinën. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën.

Argjentina mbrëmë e mundi Belgjikën me rezultat 1:0.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Brazili – Gjermania, zhvillohet të martën. Të dy takimet gjysmëfinale fillojnë në orën 22.

XS
SM
MD
LG