Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim i thellë për rrahjen e amerikanit në Izrael


Nëna e shtetasit amerikan Tariq Khdeir (15 vjeçar) e tregon fotografinë e djalit të saj të rrahur nga policia e Izraelit
Nëna e shtetasit amerikan Tariq Khdeir (15 vjeçar) e tregon fotografinë e djalit të saj të rrahur nga policia e Izraelit

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin kundër një të riu amerikan, i cili raportohet se ishte rrahur shumë nga policia e Izraelit, gjatë trazirave në pjesën lindore të Jerusalemit.

Ky shtetas i ri amerikan është kushëri i palestinezit të vrarë më 2 korrik.

Departamenti amerikan i shtetit mbrëmë ka kumtuar se ishte “thellësisht i shqetësuar” me raportet se shtetasi amerikan, Tariq Khdeir, 15 vjeçar, i arrestuar në Izrael, ishte “rrahur pa mëshirë”, derisa ishte në arrest policor më 3 korrik.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se Uashingtoni “fuqishëm e dënon çfarëdo përdorimi të tepërt të forcës”, duke iu referuar dyshimit për rrahje dhe ka kërkuar “hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm”.

Ajo theksoi se mbrëmë të riun e kishte vizituar një zyrtar nga Konsullata Amerikane në Jerusalem.

Kheidir është nga Tampa e Floridës, ndërsa në atë rajon ishte në pushim.

XS
SM
MD
LG