Ndërlidhjet

Poloni: Nga rrëzimi i aeroplanit – 11 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Nga rrëzimi i një aeroplani në pjesën jugore të Polonisë janë vrarë 11 vetë.

Aeroplani, që transportonte parashutistë, u përplas mbrëmë pak kohë pas ngritjes.

Në aeroplanin e vogël dymotorësh ishin 12 vetë, ndërsa raportohet se vetëm një person ka shpëtuar me lëndime.

Rrëzimi ndodhi afër fshatit Topolov.

Zyrtarët thanë se kjo ishte përplasja më tragjike e një aeroplani të udhëtarëve në Poloni për shumë vite.

Lidhur me shkaqet e rrëzimit po zhvillohen hetime.

Zjarrfikësit thanë se ndoshta aeroplani ka qenë i tejngarkuar.

XS
SM
MD
LG