Ndërlidhjet

Libi: Tre shtetas të Maqedonisë, Bosnjës dhe Italisë janë rrëmbyer


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Tripoli në Libi

Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Tripoli në Libi

Një zyrtar i Libisë ka thënë se tre evropianë, që punonin për një kompani ndërtimore italiane, me gjasë janë rrëmbyer në Libi.

Ky zyrtar i paemëruar i ka thënë sot agjencisë Reuters se automobili me inxhinierët nga Italia, Maqedonia dhe Bosnja, është gjetur i braktisur afër banesës së tyre në qytetin Zuvara, në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

Në Libi është parë rritje e rrëmbimeve të diplomatëve, të personave të jashtëm dhe atyre vendës, për shkak të luftës së brendshme politike dhe paaftësisë së qeverisë për t’i kontrolluar milicitë, që kishin ndihmuar në përmbysjen e diktatorit për një kohë të gjatë, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, por që tash nuk u nënshtrohen autoriteteve shtetërore.

XS
SM
MD
LG