Ndërlidhjet

Izraeli i ka arrestuar 6 të dyshuar për vrajsen e palestinezit


Pamje nga përleshjet e palestinezëve me policinë izraelite në pjesën lindore të Jerusalemit
Pamje nga përleshjet e palestinezëve me policinë izraelite në pjesën lindore të Jerusalemit

Autoritetet e Izraelit kanë raportuar se i kanë arrestuar disa njerëz, që besohet se janë hebrenjë, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e një të riu palestinez.

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se janë arrestuar 6 njerëz lidhur me këtë rast, i cili ka shkaktuar disa ditë të trazirave në Jerusalem.

Palestinezët kanë thënë se ishte vrasje hakmarrëse e kryer nga hebrenjtë ekstremistë, për vrasjet aktuale të tre të rinjëve izraelitë, që ishin rrëmbyer muajin e kaluar në Bregun Perëndimor.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur javën e kaluar, ndërsa i riu palestinez, Abu Khudair, konsiderohet se ishte vrarë vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të të rinjëve izraelitë.

Një zyrtar Izraelit i ka thënë sot agjencisë AP se hetuesit kanë konkluduar se vrasja ishte bërë për shkak të motiveve “nacionaliste”.

Nuk ka pasur detaje të tjera për identitetin e të arrestuarve.

XS
SM
MD
LG