Ndërlidhjet

Pakistan: Pesë të akuzuar për vrasjen e gruas me hedhje gurësh


Fotografi e gruas Farzana Parveen e cila u vra nga familja e saj për shkak të martesës kundër dëshirës së tyre
Fotografi e gruas Farzana Parveen e cila u vra nga familja e saj për shkak të martesës kundër dëshirës së tyre

Një gjykatë në Pakistan mbrëmë i ka akuzuar pesë vetë për vrasjen me gurë të një gruaje, e cila ishte martuar kundër dëshirës së tyre.

Gruaja Farzana Parveen, 25 vjeçare, ishte vrarë më 25 maj, afër një gjykate në Lahore, nga të afërmit e saj, përfshirë babain dhe vëllezërit.

Së paku 5 vetë ishin arrestuar lidhur me vrasjen e saj, përfshirë babain e saj.

Një zyrtar i gjykatës i tha agjencisë AFP se dëgjimi i dëshmitarëve do të filloj nesër.

Kjo vrasje ka shkaktuar tmerr në Pakistan, pjesërisht edhe për shkak të pretendimeve se policia kishte bërë pak përpjekje për ta mbrojtur gruan Farzana Parveen.

Sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, 869 gra kanë humbur jetën në të ashtuquajturat “vrasje për nder” në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG