Ndërlidhjet

A. Saudite: Vetëvrasje e dy militantëve pasi ishin bllokuar


Ilustrim
Ilustrim

Dy militantë të dyshuar të rrrjetit al-Kaida në Arabinë Saudite e kanë hedhur veten në erë, pasi ishin bllokuar brenda një ndërtese qeveritare në pjesën jugore të këtij vendi, ka njoftuar Ministria e brendshme.

Ky shpërthim u bë pas një sulmi në një pikë kufitare me Jemenin, me ç’rast u vranë katër pjesëtarë të sigurisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme tha se të dy personat e bllokuar në ndërtesë ishin pjesë e grupit prej gjashtë militantëve të al-Kaidës, që e kishin sulmuar pikën kufitare më 4 korrik nga Jemeni.

Tre prej tyre u vranë po atë ditë, ndërsa i katërti ishte zënë meqë ishte i plagosur.

XS
SM
MD
LG