Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme ajrore kundër militantëve


Ushtria e Pakistanit gjatë operacionit kundër militantëve në Vaziristanin Verior
Ushtria e Pakistanit gjatë operacionit kundër militantëve në Vaziristanin Verior

Ushtria e Pakistanit thotë se aeroplanët luftarakë i kanë marrë në shënjestër bazat e dyshuara të militantëve në rajonin Vaziristani Verior.

Ushtria pretendon se një numër i paspecifikuar i uzbekëve të dyshuar dhe kryengritësve lokalë janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme ajrore.

Ushtria pakistaneze e ka lansuar një operacion në Vaziristanin Verior, përgjatë kufirit me Afganistanin, për t’i pastruar të gjithë militantët e grupeve, siç janë Talibanët pakistanezë, rrjeti Haqqani dhe Talibanët afganë.

XS
SM
MD
LG