Ndërlidhjet

Vriten 7 militantë të Hamasit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Organizata islamike palestineze, Hamas, ka njoftuar se shtatë luftetarë të saj janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit.

Ushtria izraelite e ka konfirmuar sulmin gjatë ditës së djeshme duke thënë se ata i janë “përgjigjur sulmeve me raketa kundër Izraelit jugor”.

Hamasi ka thënë se sulmet izraelite janë kryer në një zonë ku mblidhen pjesëtarët e saj në qytetin më jugor të Gazas, Rafah, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është zotuar se kabineti i tij do të “bëjë çdo gjë të mundshme” që të rikthejë qetësinë në pjesën jugore të Izraelit.

Sulmet janë kryer pas vrasjes së 16 vjeçarit, Mohammad Abu Khder, më 2 korrik, vrasje kjo që çoi deri te protesta të dhunshme në pjesën lindore të Jerusalemit, protesta që më pas janë përhapur në të gjitha qytetet arabe të Izraelit.

Tensionet janë nisur në kohën kur tre adoleshentë izraelitë fillimisht janë kidnapuar dhe më pas vrarë, vrasje këto për të cilat Izraeli e fajëson Hamasin.

XS
SM
MD
LG