Ndërlidhjet

K. Veriore dërgon ekipe të brohoritësve në Lojërat Aziatike


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Koreja Veriore ka njoftuar se do të dërgoj ekipe të adhuruesve që brohorasin për të bërë tifo gjatë Lojërave Aziatike që do të mbahen në Korenë Jugore.

Përmes një deklarate të lëshuar më 7 korrik, Koreja Veriore, ka thënë se ky vendim ka për qëllim që të promovojë ripajtimin në mes të dy shteteve rivale.

Njoftimi gjithashtu ka bërë thirrje për anulimin e ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut me forcat e huaja, kërkesë kjo që është kuptuar se bën fjalë për ushtrimet e rregullta të Koresë së Jugut me SHBA-të.

Këto ushtrime, Koreja komuniste rregullisht i ka quajtur ushtrime për invadim të saj.

Koreja Jugore dhe SHBA-të kanë thënë se këto ushtrime janë të natyres mbrojtëse e jo sulmuese.

Koreja Veriore edhe më parë ka bërë kërkesa të njejta që sipas saj do të zvogëlonin tensionin, mirëpo Koreja Jugore i ka hedhur poshtë ato, duke thënë se shteti komunist fillimisht duhet të ndërmarr hapa drejt çarmatimit bërthamor.

Lojërat Aziatike kanë do të fillojnë më 19 shtator dhe përfundojnë më 4 tetor në Korenë Jugore.

XS
SM
MD
LG