Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet helikopteri në Hanoi, 10 të vdekur


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 10 persona e kanë humbur jetën pasi një helikopterë ushtarak është rrëzuar në një zonë banimi në periferi të kryeqyetit vietnamez.

Raportohet se helikopteri është rrëzuar gjatë ushtrimeve që janë kryer sot, rreth 30 km prej qendrës së Hanoit.

Zyrtarët thonë se se paku 10 pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë.

Zyrtarët nuk kanë treguar nëse ka të mbijetuar apo nëse ndonjë civil është vrarë apo lënduar pas rrëzimit të helikopterit.

Një dëshmitar i Reutersit ka parë pesë kamionë që kishin marrë flakë.

Trupat ushtarake dhe policia e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, që është në afërsi të një aeroporti ushtarak.

XS
SM
MD
LG