Ndërlidhjet

Sisi shpreh keqardhje për dënimin e gazetarëve


Gazetarët e Al Jazeeras, Baher Mohamed, Peter Greste and Mohammed Fahmy

Gazetarët e Al Jazeeras, Baher Mohamed, Peter Greste and Mohammed Fahmy

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, ka thënë se ai do të donte që tre gazetarët e burgosur të Al Jazeeras, të mos ishin përballur me gjykatën, por vetëm të largoheshin nga vendi.

Muajin e kaluar, një gjykatë egjiptiane ka dënuar me 10 vjet burg secilin prej tre gazetarëve, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

“Verdikti ka pasur efekt tejët negativ”, është cituar të ketë thënë Sisi nga një gazetë egjiptiane.

Sisi më parë ka thënë se ai nuk do të ndërhyjë në vendimet e gjykatës.

Analistët thonë se komentet e fundit lënë të kuptojnë se Sisi mund të përdor fuqinë presidenciale që të bëj faljen e gazetarëve.

Tre gazetarët e arrestuar në muajin dhjetor, janë dënuar për ndihëmn e ofruar përmes transmetimit të gënjeshtrave për një grup terrorist, referencë kjo për “Vëllazërinë Myslimane” që tashmë është deklaruar e jashtëligjshme.

Vashingtoni, këtë vendim e kishte përshkruar si “dënime drakoniane” që duhet të hidhen poshtë.

XS
SM
MD
LG