Ndërlidhjet

Merkel: Dyshimet e reja për spiunazhin amerikan, serioze


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë komentet e para publike rreth dyshimeve se një gjerman ka punuar si agjent i dyfisht për Inteligjencën amerikane.

“Nëse këto raporte janë të sakta, ky do të ishte një rast serioz”, iu ka thënë Merkel gazetarëve gjatë vizitës në Peking.

“Nëse akuzat janë të vërteta atëherë për mua kjo është një kontradiktë e qartë e asaj çfarë unë e konsiderojë si bashkëpunim në besim në mes të agjencive dhe partnerëve”, ka shtuar më tej Merkel.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka quajtur situatën si “të rëndë”.

Zyrtarët gjermanë e kanë konfirmuar arrestimin e një gjermani 31 vjeçar me akuzën për spiunim.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk e kanë komentuar ende këtë ngjarje.

Ky rast rrezikon që të ndikojë më shumë në marrëdhëniet mes Berlinit e Vashingtonit, të cilat edhe ashtu janë testuar mjaft nga zbulimet e vitit të kaluar të programit të spiunimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të SHBA-ve.

XS
SM
MD
LG