Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Vietnam


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në një zonë banimi në periferi të kryeqytetit vietnamez, Hanoi.

Raportimet e para flisnin për 10 viktima.

Raportohet se helikopteri është rrëzuar gjatë ushtrimeve të kryera sot, rreth 30 km prej qendrës së Hanoit.

Mediat shtetërore të këtij vendi kanë thënë se 16 personat që ishin në helikopter, kanë qenë rekrutë parashutistë të forcave ajrore të vendit.

Në bordin e helikopterit kanë qenë edhe dy trajnerë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekipit.

Një dëshmitar i Reutersit ka parë pesë kamionë që kishin marrë flakë.

Trupat ushtarake dhe policia e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, që është në afërsi të një aeroporti ushtarak.

XS
SM
MD
LG