Ndërlidhjet

I ndalohet hyrja në Krime, liderit të dytë të tatarëve


Udhëheqësi i "Mejlis" të tatarëve të Krimesë, Refat Chubarov (ARKIV)
Udhëheqësi i "Mejlis" të tatarëve të Krimesë, Refat Chubarov (ARKIV)

Rusia ia ka ndaluar hyrjen në gadishullin e aneksuar e Krimesë edhe një përfaqëuesi të lartë të tatarëve.

Udhëheqësi i Krimesë që e ka përkrahjen e Rusisë, Sergei Alekyonov, iu ka thënë sot gazetarëve se Refat Chubarov, udhëheqësi i trupit vetqeverisës të tatarëve, i njohur me emrin “Mexhlis”, e ka të ndaluar të hyjë në “territorin rus” për shkak të aktiviteteve të tij që nxisin urrejtje ndër-etnike.

Rusia e ka aneksuar Krimenë prej Ukrainës, në muajin mars, në një lëvizje që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Chubarov është ndaluar që të kaloj në gadishullin e Detit të Zi, më 5 korrik, ndërsa të njejtit i është dorëzuar një dokument zyrtar ku thuhet se ai e ka të ndaluar që të hyjë në territorin rus deri në vitin 2019.

Chubarov e ka quajtur këtë veprim “një pjesë të vogël të padrejtësisë së madhe që tani po ndodh në Krime”.

Në muajin maj, autoritetet ruse ja kanë ndaluar hyrjen në Krime edhe liderit veteran të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzemilev.

XS
SM
MD
LG