Ndërlidhjet

4 të lënduar në “Maidan” të Kievit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të paktën katër persona raportohet se janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Raportimet e mediave e citojnë një burim anonim në policinë e Kievit duke thënë se gjuajtjet me armë zjarri kanë ndodhur gjatë natës në shesh, i njohur si “Maidan” , vendi që ishte epiqendra e protestave tre mujore anti qeveritare.

Raportimet thonë se së paku katër persona janë dërguar në spital pas përleshjes.

Aktivistët e Majdanit thonë se reth 30 persona kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë natës.

Nuk është ende e qartë se kush janë sulmuesit.

Shumica e gjësendeve që ishin vendosur në shesh gjatë protestave, kanë mbetur aty prej muajit shkurt, megjithëse në pushtet ka ardhur një qeveri pro-perëndimore.

XS
SM
MD
LG