Ndërlidhjet

logo-print

Vllahiu: Mandatari, pas konstituimit të Kuvendit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Brenda 24 orëve do të caktohet data e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës, që ka dal si rezultat i zgjedhjeve të 8 qershorit.

Kjo është konfirmuar nga Arber Vllahiu, Shefi i Stafit dhe Këshilltari i Lartë i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Brenda ditës së sotme ose më së largu nesër Presidentja në respektim të afateve të përcaktuara ligjore dhe bazuar në Kushteutën e vendit, do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës”i ka thënë Radios Evropa e Lirë Vllahiu përmes postës elektronike.

Ndërkaq caktimi i mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës do të caktohet pas konstituimit të Kuvendit të ri.

“Pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet edhe dërgimi I mandatarit në Kuvend”, ka thënë Vllahiu.

XS
SM
MD
LG