Ndërlidhjet

Fillon vrapimi i demave në Pamplona, katër të lënduar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një person është lënduar gjatë vrapimit vjetor të demave në qytetin verior të Spanjes, Pamplona.

Jose Aldaba, zëdhënësi i Kryqit të Kuq ka thënë se një person identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur nga brinjet e një prej demave në kofsh derisa ai dhe mijëra të tjerë e kanë testuar trimërinë e tyre duke vrapuar prej demave në rrugët e ngushta të Pamplonës.

Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Kjo ngjarje vjetore përfshinë njerëz që ikin me vrap prej demave nëpër rrugë shumë të ngushta për 850 metra.

Pesëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur prej goditjes nga brinat e demave prejse ka filluar mbajtja e këtyre shënimeve në vitin 1924.

Ngjarja nëntë ditore është bërë e njohur në botë përmes novelës së Ernest Heminguejit “The Sun Also Rises” të vitit 1926, nga e cila kohë ka tërhequr mijëra turistë çdo vit.

XS
SM
MD
LG