Ndërlidhjet

logo-print

Zhvillimet në Maqedoni - Reagon Qeveria e Kosovës

  • RFE /RL

Protestat në Maqedoni

Protestat në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se dialogu politik ndërmjet komuniteteve dhe zbatimi në përpikëri i Marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve të hapura midis komuniteteve në Maqedoni.

Përmes një komunikate me shkrim, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë, si rrjedhojë e aktgjykimeve ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe protestave qytetare, që pasuan si reagim ndaj aktgjykimeve.

“Respektimi i të drejtave fundamentale kushtetuese dhe institucionale është mënyra e vetme për të evituar eskalimin e dhunës, që do të mund të përcillej me pasoja të rënda për tërë rajonin", thuhet në komunikatë.

Republika e Kosovës, vijon komunikata, është e përkushtuar në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe bashkëpunimit rajonal dhe thërret të gjitha palët në Republikën e Maqedonisë që të përmbahen nga dhuna si mjet i zgjidhjes së çështjeve politike.

“Populli shqiptar në Maqedoni ka përfaqësuesit e vetë zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilët e kanë për obligim që t'i adresojnë në mënyrë institucionale problemet dhe shqetësimet e popullatës shqiptare”, thuhet në qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG