Ndërlidhjet

Kalueshmëria e “Provimit të Maturës 2014” 52.5 për qind


Zëvendësministri i arsimit në Kosovë, Nehat Islami me zyrtarë të tjerë të MASHT-it

Zëvendësministri i arsimit në Kosovë, Nehat Islami me zyrtarë të tjerë të MASHT-it

Pak më shumë se gjysma e maturantëve e kanë kaluar Provimin e Maturës për këtë vit.

Rezultatet janë bërë të ditura nga zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, gjatë një koference me gazetarë.

Pas konferencës, MASHT ka publikuar një komunikatë në të cilën thuhet se, “Provimit të Maturës i janë nënshtruar 42, 052 maturantë, ku prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 21, 918 ose 52. 5 përqind maturantë, të cilët i janë nënshkruar provimit në gjuhën shqipe, 34. 6 për qind maturantë nga komuniteti boshnjak dhe 51. 1 për qind maturantë nga komuniteti turk”.

Komunikata gjithashtu informon se,” Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim sot kanë bërë një kallëzim penal për të gjithë qytetartë e Republikës së Kosovës të cilët kanë ndërhyrë në proces duke komunikuar ose duke tentuar të që komunikojnë përmes rrjeteve sociale, në të cilin janë 160 emra të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG