Ndërlidhjet

Kievi paralajmëron “bllokadë të plotë” të Donjeckut, Lluhanskit


(ilustrim)

(ilustrim)

Zëvendës shefi i Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, ka thënë se forcat qeveritare tani e kanë për qëllim që të “bllokojnë në tërësi” separatistët pro rusë në Donjeck dhe Lluhansk.

Mykhailo Koval, ka thënë se bllokimi i dy qyteteve lindore e ka për qëllim që të detyrojë separatistët pro rusë për tu çarmatosur.

Separatistët kanë thënë se çdo përpjekje e ushtrisë për bllokim do të shkatërronte çfarëdo shprese për zgjidhje politike.

Separatistët janë zotuar për rigrupim në Donjeck dhe Lluhansk pasi forcat qeveritare kanë rimarrë Slovjanskin, i cili ishte zonë e kontrolluar nga rebelët.

I vetquajturi Guvernator i Republikës Popullore të Donjeckut, Pavel Gubarev, është kërcënuar me një “luftë të vërtetë partizane në të gjithë Donjeckun”.

Sot gjithashtu është raportuar se tri ura që të çojnë deri në Donjeck janë shkatërruar me eksploziv, vepër kjo që dyshohet se është kryer nga separatistët.

XS
SM
MD
LG