Ndërlidhjet

Trajnerët e dinë se asgjë nuk është më e rrezikshme për një ekip të sportit se sa tërheqja në pasivitete për shkak të frikës që të mos bëhet ndonjë gabim, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post, dhe shton se nëse kjo është për shkak të dëshirës për të qenë në pozicion të liderit, ose për shkak të nervave pas ndonjë pengese, dështimi për të avancuar në mënyrë agresive është pothuajse çdoherë një gabim strategjik.

Ajo që është e vërtetë në garat e sportit është po ashtu shumë e vërtetë në jetën e shtetit. Derisa pamaturia kurrë nuk është e mirë, kujdesi i tepruar në emër të mirësisë ose përshtatshmërisë mund të ketë pasoja të rënda.

Shteti kurrë nuk do të ketë më tepër fuqi ose ndikim se sa që ka ambicje për ta krijuar sistemin global. Ndjenja e fatalizmit mund të shndërrohet në profeci vetëplotësuese, derisa armiqtë forcohen dhe aleatët lëvizin ose për t’i qetësuar rivalët ose për tu kujdesur për sigurinë e vet, shkruan Washington Post.

Në kohën e tensioneve të larta në Evropë, me aventurizmin rus në Ukrainë, me një konflikt të zgjeruar dhe jostabilitet në Lindjen e Mesme dhe rritjen e tensioneve brenda Azisë, kur Kina e bënë që prania e saj të ndjehet edhe më fuqishëm, zgjedhjet që i bëjnë Shtetet e Bashkuara do të kenë konsekuenca të largëta.

Nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston më tepër dyshim për gatishmërinë tonë të qëndrojmë prapa aleatëve tanë, t’i rezistojmë agresionit dhe ta mbështesim sistemin global stabil, se në çdo kohë në disa dekada.

Angazhimi efektiv në pikat e nxehta është esencial, por përgjigja ndaj krizës nuk është kurrë e mirë sa është parandalimi i krizës. Diçka e humbur, derisa bota fokusohet në pikat e nxehta globale, është rreziku se Shtetet e Bashkuara do t’i abdikojnë përgjegjësitë që i ka marrë për 70 vite - prej Luftës së Dytë Botërore –për mbështetjen e ekonomisë globale më tepër të integruar, të bazuar në rregulla në mënyrë të shtuar dhe për rritjen e saj më të shpejtë.

Suksesi i këtij projekti është ai që e shpjegon se përse historia është interpretuar në mënyrë aq të dallueshme pas Luftës së Dytë Botërore, se pas Luftës së Parë, dhe është ky projekt që fitoi ndaj Luftës së Ftohtë, duke demonstruar se kapitalizmi, e jo komunizmi, ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara për popullin e botës, shkruan e përditshmja Washington Post.

Në kohën kur autoritarizmi komercial është paraqitur si alternativë kryesore e kapitalizmit demokratik, Kongresi po bën flirt me eliminimin e Bankës Eksport – Import, e cila pa ndonjë çmim për qeverinë, u mundëson eksportuesve amerikanë të garojnë në më tepër nivel të terrenit të lojës, me ato shtete garuese, të cilat të gjitha kanë mjete të ngjashme.

Vetëm duke e mbajtur kapacitetin për tu ballafaquar me subvencionet e jashtme, mund të shpresojmë ta ruajmë nivelin e sistemit global tregtar dhe t’i shmangemi tërheqjes nga terreni i komercializimit.

Duke e eliminuar Bankën Eksoprt – Import, pa nxjerrë koncesione nga qeveritë e jashtme, do të jetë një ekuivalent ekonomik i çarmatimit të njëanshëm, shkruan Washington Post.

Askush me çfarëdo sofistikimi supozon se bota e ka parë krizën e fundit madhore financiare ose se ne do të prosperojmë në botën në krizë. Shtetet e Bashkuara, megjithëqë kanë ecur me sukses për rritjen madhore të burimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për reforma në qeverisjen e tij, tash është ende i vetmi vend që i bllokon këto masa që të bëhen fuqiplote, meqë Kongresi nuk ka gatishmëri ta miratoj legjislacionin e rëndësishëm të autorizimit.

FMN na mundëson ne që në fushën ekonomike të bëjmë atë që ne nuk mund ta bëjmë në fushën e sigurisë: të vendosim më tepër ngarkesa për mbështetjen e funksionimit të sistemit global në të gjithë aktorët pjesëmarrës global.

Shtytja kryesore strategjike e proklamuar në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara, ishte aksi ose ribalanci ndaj Azisë. Kjo në tërësi është përkatëse, duke pasur parasysh ndryshimin në qendrën e gravitetit të ekonomisë globale. Realiteti, megjithatë, është se ka pak ndryshime. Ndryshimi potencial më i rëndësishëm pozitiv gjatë disa viteve të ardhshme do të ishte arritja e Partneritetit Trans-Paqësor.

Perspektiva e marrëveshjes tregtare me Evropën duket edhe më e largët, shkruan Washington Post.

Këtu kemi të bëjmë edhe me dimensionin e ndihmës ekonomike. Kur Amerika Latine ballafaqohej me krizën e thellë të borxheve në vitet e 80-ta, kur Muri i Berlinit u shkatërrua dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, u nevojitej transformimi i ekonomive, kur kriza financiare e goditi Azinë në vitin 1997, dhe kur barrat e borxheve e penguan rritjen e Afrikës, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me aleatët e vet dhe institucionet ndërkombëtare financiare, i përpiluan përgjigjet e fuqishme, por ndoshta jo perfekte, për ripëtritjen e rritjes dhe shpresës.

Sot nuk është e dukshme një përpjekje e gjërë e krahasueshme dhe bujare sa i përketë Lindjes së Mesme ose Ukrainës, bile derisa Kina po paraqitet me prani më të gjerë në pjesën më të madhe të Afrikës dhe Amerikës Latine, se sa Shtetet e Bashkuara.

Dështimi për tu angazhuar në mënyrë efektive në çështjet globale ekonomike, është dështim për ta ndërtuar një mbrojtje të fuqishme të interesave të Shteteve të Bashkuara.

Derisa zgjedhjet mund të drejtohen kah preokupimet vendëse, vlerësimi i historisë do të fokusohet në atë se çka kanë bërë Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare. Momenti i pasivitetit ka kaluar, shkruan në fund të artikullit e përditshmja Washington Post.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG