Ndërlidhjet

Parlamenti i ri mblidhet më 17 korrik


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, (ARKIV)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, (ARKIV)

Presidentja e Kosovës ka vendosur që Parlamenti i ri i dal nga zgjedhjet e 8 qershorit të mblidhet për herë të parë më 17 korrik.

Njoftimi i Presidentes thotë se “Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014”.

Presidentja ka kujtuar se vendimet e saj do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”, thuhet në fund të njoftimit të Presidentes.

XS
SM
MD
LG