Ndërlidhjet

logo-print

Vritet gjenerali i lartë irakian gjatë granatimit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gjeneral irakian është vrarë gjatë granatimit të pjesës perëndimore të Bagdadit.

Zëdhënësi për siguri i kryeministri irakian, Nuri al Maliki ka thënë se gjenerali, Najm Abdullah Sudan, “është vrarë nga granatimet e armikut në Ibrahim bin Ali”.

Zëdhënësi, Qassem Atta ka thënë se Sudan “është martirizuar në betejë derisa ai i luftonte ...terroristët”, por i njejti nuk ka dhënë detaje të tjera.

Qyteza, Ibrahim bin Ali, gjendet në zonën e Abu Ghraibit, në pjesën perëndimore të Bagdadit, në afërsi të zonës ku forcat e sigurisë janë duke luftuar që një muaj kundër militantëve që tashmë e kontrollojnë Falluxhan dhe disa pjesë të Ramadit.

Militantët e udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIL), gjithashtu të njohur edhe si “Shteti Islamik”, kanë marrë nën kontroll zonën e Falluxhas dhe një pjesë të konsiderueshme të pjesës veriore të Irakut, gjatë muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG