Ndërlidhjet

Liderët botëror reagojnë për vdekjen e Shevernadzes


Shevardnadze në kohën kur ishte ministër i jashtëm i BRSS, gjatë takimit me ish kryeministren britanike, Margaret Thatcher
Shevardnadze në kohën kur ishte ministër i jashtëm i BRSS, gjatë takimit me ish kryeministren britanike, Margaret Thatcher

Liderët e botës i kanë ofruar ngushllimet e tyre kur kanë dëgjuar se ish presidenti i Gjeorgjisë, Eduard Shevernadze ka vdekur në moshën 86 vjeçare në Tbilisi, pas një sëmundje të gjatë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar ngushllimet e tij të thella te populli i Gjeorgjisë.

Ish lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, e ka quajtur Shevernadzen, si njeri të talenteve të mëdha i cili ka qenë “përkrahës i sinçertë e një mënyre të re të të menduarit për çështjet globale.

Shevarnadze është bërë i njohur në tërë botën në vitin 1985 kur Gorbaçovi e emëroi atë ministër të jashtëm me qëllim të mbikqyrjes së perëmirësimit të marrëdhënieve me Perëndimin, diçka që çoi deri te dhënia fund e Luftës së Ftohtë.

Ai u bë udhëheqësi efektiv i shtetit të Gjeorgjisë në vitin 1992 pas kolapsimit të presidencës së Zviad Gamsakurdhia kur u zgjodh udhëheqës i parlamentit të Gjeorgjisë.

Shevardnadze zgjedhur president në vitin 1995 dhe rizgjedhur në vitin 2000, por presidenca e tij ka përfunduar gjatë revolucionit rozë në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG