Ndërlidhjet

Pakistan: Nuk ka afat kohor për ofenzivën në Vaziristan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, ka thënë se nuk ka afat kohor për dhënien fund të ofenzivës ushtarake kundër grupeve militante në zonën fisnore të Vaziristanit Verior.

Asif i ka thënë televizionit pakistanez, Geo, se operacioni do të vazhdoj derisa të arrihen objektivat e dhënies fund të terrorizmit.

Ushtria pakistaneze e ka nisur një ofenzivë ushtarake më 15 qershor duke pasur si cak talibanët e Pakistanit dhe luftetarët e huaj që dyshohet se janë trajnuar në Vaziristanin Verior.

Zyrtarët ushtarakë pretendojnë se gjatë këtij operacioni kanë vrarë 356 militantë, shumica e të cilëve janë uzbekë.

Grupi i lidhur me Al Kaidën, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit, ka qenë e pranishme në zonat fisnore të Pakistanit prej okupimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG