Ndërlidhjet

Parlamenti irakian e shtynë seancën deri më 12 gusht


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Televizioni shtetëror irakian njofton se parlamenti i këtij vendi e ka shtyrë seancën e radhës deri më 12 gusht.

Shtyerja është bërë pasi seanca e parë e parlamentit të ri ka përfunduar në kaos më 1 korrik.

Një seancë e dytë është pritur të mbahet këtë javë.

Parlamenti u takua më 1 korrik për të diskutuar kandidatët për pozitën e kryetarit të parlamentit, por ajo seancë përfundoi më herët pasi shumica e përfaqësuesve të komunitetit Suni dhe Shiia refuzuan që të kthehen pas pushimit.

Ligjvënësit janë bllokuar derisa qeveria e udhëhequr nga kryeministri Shiia, Nuri al Maliki, po përballet me kërcënimin më të madh dri më tash, avancimin rapid të rebelëve sunni.

Militantët e udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, tani të njohur si “Shteti Islamik”, e kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian në pjesën veriore dhe perëndimore, ndërsa janë duke iu afruar Bagdadit.

XS
SM
MD
LG