Ndërlidhjet

Papa u kërkoi falje viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë


Papa Françesk
Papa Françesk

Papa Françesk u ka thënë viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë se trajtimi i tyre nga klerikët ishte sikur “kult sakrilegji” në kishë dhe me këtë veprim ata nuk kanë treguar respekt për Zotin.

Këto komente Papa i bëri gjatë një meshe private në Vatikan me gjashtë viktima nga Britania, Gjermania dhe Irlanda.

Ai e ka kritikuar “bashkëfajësinë” dhe “mëkatet e mosveprimit” nga liderët e Kishës Katolike duke i “kamufluar” raportet për abuzim seksual nga priftërinjtë.

Papa i ka lutur viktimat për falje, duke thënë se kisha “duhet të punoj dhe të bëjë riparim” për atë që ka bërë.

Ky ishte takimi i parë i Papës Françesk me viktimat që janë keqtrajtuar seksualisht nga priftërinjtë kur ata ishin të mitur.

Papa ka premtuar “zero tolerancë” në të ardhmen.

Por, këmbëngulja e Vatikanit për t’i mbajtur të fshehta hetimet për priftërinjtë e dyshuar i ka zemëruar viktimat e tjera dhe aktivistët.

XS
SM
MD
LG