Ndërlidhjet

Shkup: Është gjetur Milazim Gafurri i rrëmbyer në Libi


Pamje nga kryeqyteti Tripoli në Libi
Pamje nga kryeqyteti Tripoli në Libi

Ministria e jashtme e Maqedonisë thotë se dy prej tre punëtorëve ndërtimorë, që janë rrëmbyer të shtunën në mëngjes në Libi, janë gjetur të gjallë nga autoritetet në Tripoli.

Në këtë kaudër, autoritetet e Libisë e kanë gjetur shtetasin e Maqedonisë dhe atë të Bosnjës.

Nuk është përmendur shtetasi italian, i cili ishte rrëmbyer së bashku me këta të dy. Të gjithë ata ishin punëtorë të një kompanie ndërtimore italine në Libi.

Ministria e jashtme e Maqedonisë tha se personi nga Maqedonia është Milazim Gafurri, 29 vjeçar, dhe tash ai gjendet në Ambasadën italiane në Tripoli.

Të tre personat ishin rrëmbyer në qytetin Zuvara afër kufirit me Tunizinë.

XS
SM
MD
LG