Ndërlidhjet

Evropë: Janë shtuar kërkesat për azil, ka edhe kosovarë


Azilkërkues afganë në Belgjikë

Azilkërkues afganë në Belgjikë

Gati gjysmë milioni njerëz kanë kërkuar azil në Evropë gjatë vitit të kaluar, që është për 30% më tepër se në vitin 2012, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

“Ne fqinjësinë tonë të menjëhershme kemi situatë shumë brengosëse”, tha komisionarja për çështje të brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstroem.

Zyra për Mbështetje të Azilit në Evropë thotë se rritja më e madhe është shënuar nga njerëzit nga Siria, e përfshirë në luftë për gati katër vjet, pastaj nga Rusia dhe Kosova.

Ka pasur edhe rritje të numrit të azilkërkuesve nga Ukraina, raporton AFP nga Brukseli.

Më së shumti azilkërkues në vitin 2013 kanë pranuar Gjermania, Franca, Suedia, Britania dhe Italia.

XS
SM
MD
LG