Ndërlidhjet

Afganistan: Nga dy sulme – 10 policë dhe civilë të vrarë


Pjesëtarë të sigurisë në gjendje gatishmërie para një gjykate në Afganistan

Pjesëtarë të sigurisë në gjendje gatishmërie para një gjykate në Afganistan

Së paku pesë policë dhe pesë civilë janë vrarë në dy sulme të ndara sot në Afganistan.

Pesë policë u vranë në Herat, kur makina e tyre u qëllua nga një predhë.

Nga një bombë në provincën Kunduz janë vrarë pesë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Kjo dhunë po ndodhë në periudhën kur militantët talibanë i kanë shtuar sulmet kundër forcave të sigurisë së Afganistanit, para shpalljes së rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

XS
SM
MD
LG