Ndërlidhjet

logo-print

Londër: U publikuan sekretet e KGB-së sovjetike


Dokumentet e publikuara të shkruara me dorë nga ish-zyrtari i KGB-së Vasily Mitrokhin

Dokumentet e publikuara të shkruara me dorë nga ish-zyrtari i KGB-së Vasily Mitrokhin

Dosjet e kontrabanduara të KGB-së nga Rusia në Britani, në vitin 1992, nga zyrtari i KGB-së, Vasily Mitrokhin, janë hapur për publik për të parën herë.

Kjo ishte njëra nga rrjedhjet më masive të inteligjencës në histori.

Dokumentet e publikuara nga Qendra e Çerçillit për Arkivim në Universitetin Kembrixh, i përshkruajnë komplotet e sabotimit, kurthat me bomba të depove të armatimit, dhe një armatë të agjentëve të fshehur në perëndim.

Mitrokhin ishte arkivist i lartë në selinë e KGB-së për inteligjencë të jashtme.

Për më tepër se një dekadë ai fshehtas i ka marrë dosjet në shtëpi, i ka kopjuar me shkrim të zakonshëm të dorës, dhe pastaj i ka shtypur dhe kompletuar ato në vëllime.

Në vitin 1992 ai ia doli të largohej në Britani me dosje. Në Britani ai e kaloi një pjesë të jetës së tij deri në vitin 2004, kur vdiq në moshën 81 vjeçare.

Në dokumentet e reja të publikuara përfshihet edhe lista me agjentët në Amerikë gjatë disa dekadave. Kjo listë i ka 40 faqe me afro 1 mijë emra.

XS
SM
MD
LG