Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet “rishikim i plotë” i votave në Afganistan


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki

Uashingtoni ka kërkuar “rishikim të plotë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha dyshimeve të arsyeshme dhe parregullësive” në zgjedhjet presidenciale afgane, pasi sot janë shpallur rezulatet preliminare zyrtare.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se masat e rishikimit, që tashmë janë pajtuar nga të dy kandidatët, mund të kenë efekt në më tepër se tre prej tetë milionë fletëvotimeve, që janë numëruar.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit sot i ka shpallur rezultatet preliminare zyrtare të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 14 qershor, sipas të cilave kandidati, Ashraf Ghani, i ka 56.44% të votave, nddërsa rivali i tij, Abdullah Abdullah, 43.56% .

Ghani, ish-ministër i financave, dhe Abdullah, ish-ministër i jashtëm, e kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përpiqen t’i manipulojnë rezultatet e votimit.

XS
SM
MD
LG