Ndërlidhjet

Obama, Hollande dhe Putin biseduan për Ukrainën


Francois Hollande (i pari nga e djathta), Barack Obama, David Cameron dhe Vladimir Putin gjatë një takimi të mëparshëm
Francois Hollande (i pari nga e djathta), Barack Obama, David Cameron dhe Vladimir Putin gjatë një takimi të mëparshëm

Presidentët e Francës dhe të Shteteve të Bashkuara, përkatësisht Francois Hollande dhe Barack Obama, kanë kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tu bëjë presion kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që të bisedojnë me qeverinë në Kiev.

Presidenca franceze ka njoftuar mbrëmë vonë se Hollande dhe Obama biseduan me telefon me Putinin për 45 minuta dhe se “i kanë bërë thirrje Putinit tu bëjë presion separatistëve, në mënyrë që ata të pajtohen për dialog”.

Në një kumtesë të ndarë, Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Hollande kanë vendosur që Evropa duhet të vendos çmime të mëtejshme për Rusinë, nëse ajo nuk ndërmerrë hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG