Ndërlidhjet

Izrael: Sulme ajrore në Rripin e Gazës


Tym e zjarr nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës
Tym e zjarr nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit sot e ka lansuar një ofensivë ajrore në Rripin e Gazës, duke i bombarduar së paku 50 caqe.

Ushtria tha se sulmet me bomba ishin pjesë e fushatës me emrin “Operacioni Mbrojtja Kufitare”, në shënjestër të të cilit janë militantët e Hamasit, që hedhin raketa brenda Izraelit.

Gjatë këtyre sulmeve izraelite janë plagosur 17 vetë.

Izraeli, poashtu, ka njoftuar se i ka thirrë qindra rezervistë dhe është në përgatitje për mobilizimin e 1500 vetëve.

Më herët, militantët e Hamasit kanë hedhur raketa nga Rripi i Gazës në Izrael.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në një shkrim në një gazetë izraelite u ka bërë thirrje të dy palëve që të përmbahen.

XS
SM
MD
LG