Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Nga sulmi u vranë 12 afganë dhe 4 ushtarë të NATO-s


Ushtarët e Çekisë në përbërje të NATO-s gjatë një patrullimi në Bagram të Afganistanit

Ushtarët e Çekisë në përbërje të NATO-s gjatë një patrullimi në Bagram të Afganistanit

Nga një sulm vetëvrasës në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë 10 civilë, dy policë dhe katër ushtarë të NATO-s.

Sulmi ndodhi sot në qytetin Bagram në provincën Parvan.

Një zëdhënës i qeverisë lokale tha se cak i sulmuesit ishin ushtarët e Çekisë, derisa e vizitonin një klinikë.

NATO-ja nuk e ka publikuar kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG