Ndërlidhjet

Bahrejn: Kërkohet largimi i diplomatit amerikan


Tom Malinowski
Tom Malinowski

Bahrejni ka kërkuar që zyrtari i lartë amerikan, Tom Malinowski, të largohet nga ky vend, pasi është takuar me grupin kryesor opozitar shiit.

Ministria e jashtme e Bahrejnit tha mbrëmë se zoti Malinowski, ndihmëssekretar amerikan për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë, nuk është i mirëseardhur.

Malinowski është takuar me grupin opozitar shiit, Al Wifaq, pasi të dielën arriti në Bahrejn. Parashihej që ai të qëndronte tri ditë.

Bahrejni është përfshirë nga protestat pothuajse të çdoditshme nga shiitët, që kërkojnë të drejta më të mëdha politike.

Në Bahrejn është e vendosur Flota e 5-të e Marinës së Shtetevve të Bashkuara. Ministria e jashtme e Bahrejnit tha se mospajtimi diplomatik nuk duhet të ndikoj në raportet ndërmjet dy vendeve.

XS
SM
MD
LG